KreuBusull

Lori Hoxha dhe Romeo Veshaj bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit!

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Mes të ftuarve VIP kanë qenë të ftuar edhe Lori Hoxha dhe Romeo Veshaj, të cilët janë parë pranë njëri-tjetrit teksa kërcenin, duke bërë të mundur që edhe njëherë të shtohen aludimet që ata janë duke shijuar një romancë së bashku.

Në videon e publikuar Lori dhe Romeo duken shumë bukur krah njëri-tjetrit, ndërkohë që në po të njëjtën video shihen të lumtur një tjetër çift shumë i dashur për publikun Bora dhe Donald Veshaj.

Kujtojmë që disa javë më parë  Sara Hoxha gjatë bisedës në programin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”, konfirmoi në një mënyrë lidhjen e Lorit me aktorin, pasi me bindje tha se Romeo e ka larg saj në karakter vajzën që ka përkrah, teksa Romeo sapo ishte ndarë nga Aleksia Peleshi.

“E ke shumë larg meje, në karakter shumë larg”, ishte përgjigjja e Sarës asokohe nga e cila Romeo u vu paksa në siklet, teksa ra dakord me atë që tha Sara.

 

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF