Balerina e njohur dhe shumë e dashur për publikun Klaudia Pepa gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne në “Dance Albania” ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie.
Pas performancës së modeles Cindy Marina nën ritmet e këngës “Perfect” të Ed Sheeran, anëtarja e jurisë së “Dance Albania” ka thënë se kjo është muzika e saj e dashurisë, por pa zbuluar më shumë detaje.
“Në disa momente ishte si një balerinë e vërtetë. Pastaj, e gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë”, tha Klaudia, e teksa Alketa e pyeti se me kë është e dashuruar, ajo thjesht tha “Me dashurinë”.
Pjesë nga biseda:
Alketa Vejsiu: Dashuria kush është?
Klaudia Pepa: (Qesh) E vetmja vërejtje që mund të bëj është se të pashë kësaj here një largësi me partnerin. Megjithatë, e gjithë performanca ishte shumë bukur.
Ermal Mamaqi: Aman na e trego se kush është ai. A është në këtë sallë, në këtë qytet?
Klaudia Pepa: Jo.
Ermal Mamaqi: A është në këtë planet?
Klaudia Pepa: Po



















