“Jo po që ta dish”…Rudina tregon në privatësi marrëdhënien me Markun!

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku festuan disa ditë më parë përvjetorin e tyre të parë të martesës. Dyshja duken shumë të dashuruar dhe moderatorja vazhdimisht poston momentet e tyre të bukura në rrjetet sociale.

Ai për të cilën publiku e njohu Rudinën më së pari ishte pikërisht humori i saj, dhe komentet gazmore të aktores nuk mungojnë.

Së fundmi, Dembacaj ka ndarë në Instastory-n e saj, një bisedë WhatsApp-i me Markun, ku i tregon se cfarë gruaje “të sakrificës” ka. Ajo i ka dërguar një foto të kolegëve duke drekuar, dhe në krah të saj shkruan: “Shokët e mi janë të gjithë për drekë, për qejf. Unë po punoj lart e poshtë. Jo po që ta dish.”

Reagimi i markut nuk vonoi. “O ti je bekim o zemër. Ta di edhe shumë biles,”- është përgjigjur ai, duke treguar edhe një herë se cfarë marrëdhënie të ngrohtë kanë me njëri-tjetrin.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article