Dy yjet Eva Longoria dhe Victoria Beckham dukeshin se kaluan një natë argëtuese vajzash pasi morën pjesë në darkën e “Forcave për Ndryshim” të British Vogue’s në hotelin Londoner. Dy fashionistet treguan rutinën e tyre të përgatitjes në Instagram, e cila përfshinte verë dhe argëtim, përpara se të zbulonin pamjet e tyre magjepsëse.
View this post on Instagram
“Përsëri dy amvise të dëshpëruara, duke u përgatitur për natën e vajzave! Të dua @evalongoria”, ka shkruar Beckham, ndërkohë në një tjetër postim vijon, “Nuk të kam mësuar asgjë @evalongoria??Kemi vite që pozojmë bashkë?”, duke pasur parasysh se Longoria nuk ka pasur një pozë aq joshëse sa ajo në një foto.
View this post on Instagram
Beckham kishte veshur një fustan të bardhë me shpatulla jashtë, kombinuar me pantallona të zeza, ndërsa Longoria kishte zgjedhur veshur një fustan të zi, duke e përfunduar look-un me një çantë të gjelbër me shkëlqim.
View this post on Instagram