Lajme jo të mirë; Meri Shehu bën parashikimin e yjve për këtë javë!

Meri Shehu ka qenë e ftuar këtë të hënë te “Rudina”, ku ka bërë parashikimin e yjeve për këtë javë. Sipas astrologes kjo javë do të jetë zhgënjyese në ekonomi e dashuri. Ajo tha se deri në fund të saj do të përballemi me këtë situatë e cila përfundon me hyrjen e dy planetëve, Afërditës e Mërkurit në shenjën e Bricjapit.

Kjo është një nga javët më zhgënjyese në ekonomi, dashuri, kini kujdes sepse Afërdita bën një lidhje jo shumë  të mirë me Neptunin, Afërdita në Shigjetar, Neptuni në Peshk dhe gjithë këto shenjat Binjak, Shigjetar, Virgjëreshë dhe Peshk të 10-ditëshit të tretë do kenë një përballje shumë të fortë në dashuri, ekonomi dhe zhgënjime të papara.

Kemi Hënën e plotë në Binjak në datën 8 që është shumë e mirë në komunikime, në udhëtime, por përballë saj kemi Marsin që e kundërshton drejtpërdrejt, është në Binjak dhe është i kundërt. Kjo do të thotë që është një javë shumë nervoze, inatçore dhe e mbledhim mendjen në fundjavë kur Mërkuri e Afërdita hyjnë në Bricjap që bëhemi seriozë. Deri në fund të javës nuk kemi gjë në terezi”, tha ajo.

Dashi  3 yje

Hëna e plotë në Binjak u jep informacion, fushëpamje, lajme të mira, por janë nervozë sepse Marsi i tyre  takohet me Hënën e plotë dhe është i kundërt kështu që ca ngjarje nuk shkojnë ashtu siç duhet. Edhe mund të përmbushin një punë apo detyrim që kanë kohë që nuk e realizojnë dot. Pra më në fund realizojnë një qëllim të vetin.

Demi 2 yje

Binjakët kanë të bëjnë me çështjet ekonomike. Ekonomia është shumë beter këtë javë për të gjitha shenjat e tjera si dhe për ato të qëndrueshme. Do kenë një shpenzim të çuditshëm ekonomik rreth datës 8 ose një lajm që i streson, kthen mbrapsht ose do duan ta rregullojnë me patjetër. Duhet të shohin edhe çështjet shëndetësore.

Binjakët  4 yje

Hëna e plotë është në shenjën e tyre, tani marrin çfarë meritojnë, famën e tyre sepse një Hënë e plotë i përmbush si devotshmëri, si qëllime, por është edhe Marsi  që i jep një impuls që Binjakët marrin më shumë trimëri, bëjnë gjëra që s’i kanë bërë ndonjëherë, dalin më të guximshëm, plus edhe Marsi i kundërt dhe nuk e kuptojmë ku e kanë qëllimin, por për veten e tyre do të jenë në rregull.

Gaforrja  1 yll

Është një javë shumë e vështirë për Gaforren lidhur me shëndetin, punën, prapaskenat dhe me një ngjarje që zbulohet që ata i vë në një pozicion të vështirë. Nuk do thosha fjalën apokalips se të gjithë tremben kur e themi, por do të thotë thjesht një zbulim. Ndodh diçka që atyre nuk iu pëlqen, e paparashikueshme lidhur me punën ose shëndetin.

 

Luani  2 yje

Hëna e plotë është shumë e mirë në Binjak por është Marsi aty që i sjell gjërat pak nervoze dhe Luanët nuk ndihen shumë në formë, plus do futen shumë planetë në Bricjap dhe i stresojnë.

 

Virgjëresha 3 yje

Kujdes në dashuri dhe ekonomi, ka prapaskena dhe paqartësi. Në fund të javës rregullohen në dashuri.

 

Peshorja 4 yje

Janë një nga shenjat më me fat. Do dalin, do udhëtojnë, do komunikojnë. Dashuria do jetë mirë për ta dhe Hëna e plotë iu sjell një lajm  të mirë.

 

Akrepi 3 yje

Do kenë probleme me ekonominë, por do realizojnë një qëllim  të rëndësishëm.

 

Shigjetari 3 yje

10-ditëshi i tretë problem  në dashuri,  por me tre yje do arrijnë të krijojnë një marrëdhënie të fortë, një bashkëpunim në lidhje me punën,  një rikthim nga e kaluara që iu jep sukses.

 

Bricjapi 2 yje

Derisa të hyjnë Afërdita dhe Mërkuri në shenjën e tyre, duhet të presin sepse ka një vështirësi komunikimi për ta. Deri në fund të javës do kenë kujdes.

 

Ujori – 4 yje

Një nga shenjat më me fat në dashuri. Iu rikthehen të vjetër, të rinj, çdo gjë që e kanë humbur do ta rifitojnë dhe të rejat akoma do vijnë në jetën e tyre.

 

Peshqit – 2 yje

Peshqit e 10-ditëshit të tretë do zhgënjehen shumë  në dashuri dhe ekonomi. Kujdes.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article