KreuBusull

Video/ Në 2 javë Ermal Mamaqi bie 10 kg! Arsyeja?

Ky vit ka qenë patjetër një nga vitet më të suksesshme për aktorin e njohur Ermal Mamaqi. Pas sukseseve të tij si mësues motivimi dhe publikimit të librit të parë “Në garë me veten” i cili u prit mjaft mirë nga publiku, së fundmi ai ka arritur të triumfojë edhe në “luftën me kilogramet e tepërta”.

Në vetëm 2 javë aktori ka humbur 10 kilogram.Dhe këtë ai thotë se e ka arritur vetëm nëpërmjet meditimit dhe motivimit.

Një tjetër mësim nga Ermali, nëse jemi të motivuar për të ndryshuar, ne mund t’ja dalim.

A post shared by Revista Bordo (@revistabordo)

Kujtojmë që Mamaqi është një nga antarët e jurisë së “Dance Albania” i cili i ka dhënë spektaklit shumë ngjyra me natyrën spontane. Në programin e kësaj të hëne pamja e tij i surprizuar të gjithë. I veshur me një kostum elegant që binte në sy ndyshimi nga javët e mëparëshme ku kilogramet e tij kanë qenë më të dukshme.

Gjatë këtij viti jemi mësuar të surprizohemi jo pak herë nga aktori prandaj, ndonëse na ndajnë pak javë nga 2023 na mbetet të presim çfarë mund të ketë lënë pa bërë akoma?!

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF