
Ngjyra kafe është natyrale, delikate, elegante dhe vite drite larg tufave të trasha artificiale që kërcejnë nga pjesa tjetër e flokëve. Duket e ngrohtë dhe reflektuese kur ndriçohet nga dritat vezulluese të pemës së fundvitit dhe flakët vezulluese të oxhakut, falë një shkëlqimi te saj të butë.
Të jesh zeshkane nuk do të thotë që duhet të kesh flokë njëngjyrësh, thote Telegrafi. “Kur shohim pas ne kohe flokët e fëmijërisë, kujtojme se kishim kaq shumë tone të ndryshme në flokët tanë, kështu që pse të mos i rikrijojmë ato?”, thotë stilistja profesioniste londineze Gemma Smidmore për “Glamour”.
Ngjyra kafe e “qiririt” bën pikërisht këtë, por me një theks festiv që e bën atë ngjyrën perfekte për dimër. Flokët shumë të hollë (fije më të holla që duken më natyrale se ato të zakonshmet) i shtohen flokëve për të ngritur dhe ndriçuar ngjyrën natyrale dhe për t’i bërë ato të duken sikur janë larë në dritën e butë të qirinjve. Smidmore këshillon që të kërkoni në sallon theksimet që janë vetëm një ose dy nuanca më të çelura se ngjyra juaj natyrale, në mënyrë që të mos keni shumë kontrast.
Teknika mund të përshtatet me ngjyrën që ju përshtatet më shumë, por rezultati përfundimtar mbetet i njëjtë – më shumë thellësi dhe ngrohtësi. Në fund të fundit, është ngjyra juaj e flokëve, thjesht pak më magjepsëse dhe luksoze.



















