Fope event ka qenë kryefjala e eventeve të bukurisë fundjavën që lam pas. Tre ditë ju dedikuan ekskluzivisht brandit më të dashur, elegant dhe modern që në thelb ka inovacionin për të ofruar gjithmonë të bukurën dhe uniken.
Në butikun estravagant të bizhuterive Estel Jewerly datat 16, 17, dhe 18 dhjetor mblodhën klientë besnikë dhe të rinj të cilët u bënë pjesë e prezantimit të koleksionit të veçantë ndërsa shumë syresh bënë blerjet e tyre si dhuratë për veten e të dashurit të zemrës.
Të apasionuar pas brandit elitar Italian Fope, të pranishmit admiruan nga afër copëzat e artit të koleksionit të ri ku shpalosej unikja, stili inovativ dhe trashëgimia e krijimit artizanal Italian rrenjosur thellë në brandin që sot është 93 vjeç. Sjellë ekskluzivisht nga butiku më i njohur në Tiranë i bizhuterive Estel, imazhi i koleksionit të ri të Pope është stilistja Enada At’Nikolla, e cila po ashtu është një kliente besnike e këtij brandi.
Koleksionet e vitit 2022 të prezantuara nga Fope përfaqësojnë një frymë të freskët në fushën e bizhuterive.
Pika kryesore është Aria, një linjë e përbërë nga një seri gjerdanësh dhe vathësh varëse të bëra nga një zinxhir i ri rrjetë delikate ari. Lançimet e vitit 2022 përfshijnë gjithashtu byzylykët e rinj ‘Must-Have’ Flex’it. Byzylykët ikonikë prej ari të Fope nga pesë koleksionet kryesore (Prima, Solo, Eka, Vendôme dhe Panorama) janë ridizajnuar për të kapur ADN-në e markës duke ndarë të njëjtin koncept si për burrat ashtu edhe për gratë.
Më në fund është Essentials, një sërë unazash dhe vathësh Flex’it prej ari 18 kartë të frymëzuar nga zinxhiri rrjetë Novecento dhe të dizajnuara për t’iu përshtatur të gjitha krijimeve të tjera Fope. I konceptuar si një linjë universale, ky koleksion bizhuterish tani përmban unaza të reja me dy ngjyra, të cilat janë krijuar me mjeshtëri për të pasur gjysmën e brezit në një ngjyrë ari të kundërta.
Fope ekskluzvisht në butikun e bizhuterive Estel Jewerly.