Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Lediani konfirmuan historinë e tyre të dashurisë gjatë gjysmëfinales së “Dance With the Stars”. Ata shprehen hapur dashurinë për njëri-tjetrin, ku nuk munguan as puthjet mes tyre.
Çifti tregoi se mes tyre ka lindur ndjenja e bukur e dashurisë. “Ne e dinim që diçka e tillë po kuptohej nga java në javë dhe nga publiku e produksioni patjetër, kolegët dhe e ndienim që ishte momenti ta ndanim ndoshta, por jo aq shumë se është diçka e shenjtë e bukur dhe delikate që ne do donim ta mbanim për vete akoma.
Sido që të shkojë Dancing ne jemi shumë të lumtur se fituam diçka shumë të madhe”, tha Elhaida, ndërkohë Lediani shtoi, “As unë nuk kam ça shtoj më është e njëjta ndienjë dhe për mua”.
Elhaida zbuloi se planet e tyre janë që të ikin të dy në Itali, aty ku këngëtarja jeton prej vitesh. Mbetet parë t’u parë se si do të vijojë historia e tyre e dashurisë, ndërkohë që të shumta kanë qenë komentet nga ndjekësit, ku nuk kanë munguar as kritikat pasi shumë pretentojnë se Lediani ishte në një lidhje gjatë kohës që nisi programi..



















