
Edhe pse është vetëm java e dytë e “Big Brother Albania VIP 2”, banorët kanë nisur të përmendin që tani emrat e atyre që mund të finalistët e show-t. Si një prej lojtarëve më të fortë shihet Luizi, e për këtë Olta dhe Efi ndajnë të njëjtim mendim.
Efi: “Ai është lojtari më i fortë deri tani këtu brenda”.
Olta: “Po s’e kemi dyshim këtë gjë. Të gjithë në finale e mendojmë”.
Të gjithë banorët e “Big Brother Albania VIP 2” janë në nominim për ditën e sotme. Kjo është arsyeja përse secili prej tyre duhet të bëjë valixhen gati, nëse do të jetë i/e përzgjedhura e publikut.
“Nuk dua të dukem si egoist, por nuk jam duke e bërë valixhen se ma bën Kiara nëse iki unë. Nuk mërziteni ju”, tha Luizi.