Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në personazhin më të komentuar të momentit. Komentet e tij brenda shtëpisë së Brother VIP Albania kanë tërhequr në masë të madhe simpatinë e publikut.Përpara se të bëhej pjesë e shtëpisë së famshme, ai është vlerësuar mjaft për një karrierë të suksesshme muzikore dhe ndër vite ka arritur të fitoi çmime të shumta në festivalet në Shqipëri si “Ethet e së Premtes”, “Kënga Magjike” apo përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision 2006” .
Por fillimet e tij nuk kanë qenë të lehta, sic ua rrëfeu edhe vetë banorëve mbrëmjen e djeshme.
“Punoja edhe kamarier edhe si banakier se ia mora dorën, u mbushte plot se ishim afër shkollave, pronarët më dëgjojnë duke kënduar, ata kishin qëndruar duke më shikuar si juri derisa unë pastroja gotat, kur ia pash fillova t’i pastroja gotat më mirë por kisha harruar që ndërkohë po këndoja, isha 16 vjeç dhe më thonë ti po këndon bukur, i thash të gjithë këndojnë, dhe më përmend dy persona, muzikantë dhe më thotë a të bëjmë muzikë ‘live’ në darkë, tha po e fillojmë me miq ta bëjmë me tavolina familjare dhe filluam të këndojmë këngë të vjetra shkodrane dhe korçare, ishte I vetmi lokal që bënte muzikë ‘live’ dhe mbushej plot, këndoja në darkë, pastroja gota paradite”, tregoi Luizi.