KreuCelebrity

Kiara Tito: Dua të bëhem si Luana Vjollca

Nga Nada Biraçi

Styling: Enada At’Nikolla

Fotografia: Geljant Kaleci 

Lidhja e fundit që kishe pse përfundoi?

Unë mendoj që çdo fillim e ka një fund. E kam shumë të vështirë të bësoj se një dashuri zgjat për gjithë jetën. Thuhet se “polet e kundërta tërhiqen”, por, unë nuk jam aspak dakord me këtë. Nuk mund të rrinë bashkë dy persona që janë krejt të ndryshëm. Ndoshta dhe lidhja ime prandaj nuk funksionoi. Gjithsesi është pak e vështirë të flasësh për dashurinë, sepse ne mund të kemi në kokë idetë tona si e duam, apo si e mendojmë partnerin ideal, dhe mund të dashurohemi me dikë që as nuk i afrohet “princit” që ne kishim në kokë.

Çfarë të tërheq tek një mashkull?

Mbi të gjitha dua të jetë mashkull. Të mos bëjë garë me mua kush është më i bukur (qesh). Në fund të ditës dua të më thotë “unë mendoj për ty”. Pavarësisht momenteve që na sjell jeta, të vështira ose jo, mua do të më pëlqente që partneti im të më donte mua pranë dhe të kishte nevojë për mua edhe në momente të këqija që mund të kalojë. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për mua.

Nëse je në një bar dhe një djalë do të ketë vëmendjen tënde. Çfarë duhet të bëjë ai?

Hmmm, nuk duhet të më shohë fare. Le ta mësojnë çunat që indiferenca tërheq gjithmonë. Sigurisht ndonjë shikim edhe mund ta hedhë, por nëse ai djali tek bari rri më sheh gjithë kohës, e ka humbur që aty shansin (Qesh). Më pëlqejnë meshkujt që kanë karakter të fortë dhe besim në vetvete. Ka patur raste që e kam lënë të dal me dikë dhe ai që në takimin e parë ka tentuar të “ngjitet”, apo të sillet sikur ishte i dashuruar prej vitesh me mua. Me pak fjalë ka pretenduar më shumë se ç’duhet. E sigurisht ai takim ka mbetur i pari dhe i fundit me atë person.

Programi që po moderon aktualisht është “Doktor Plastik”. Një profil krejt ndryshe nga shoëbizi që ishe mësuar të bëje. Si gjendesh në këtë format?

Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e Tv Klan mbi të gjitha, dhe për “Doktor Plastik” që është një format serioz. Kjo bën që unë një vajzë e re të gjendem përballë një përgjegjësie më të madhe. Mendoj që është eksperienca e duhur për karrierën time në të ardhmen!

Për çfarë do të futeshe në bisturinë e një doktori plastik?

Nuk kam asnjë gjë kundër operacioneve plastike! E kam dhe unë një defekt le ta themi që do të më pëlqente ta rregulloja. Do të doja të rrisja gjoksin, por mos i tregoni njeriu për këtë (Qesh). Ndoshta në një të ardhme mund të më shihni me një dekolte pak më të bollshme!

Çfarë ambiciesh ke për të ardhmen?

Ambiciet për ekranin i kam të mëdha dhe e di që do të më duhet shumë punë, për të arritur aty ku dua unë. Do të më pëlqente shumë të moderoja një spektakël me muzikë, apo pse jo edhe një “reality shoë”. Ëndrra ime është që në Shqipëri të bëhet “Isola dei famosi” dhe moderatorja të jem unë.

Cila të pëlqen më shumë nga moderatoret shqiptare?

Më ka pëlqyer shumë Arbana Osmani. Por e di çfarë, tani mendoj se një prezantuese apo moderatore shumë e mirë është edhe Luana. Ajo është vetvetja, nuk përpiqet të imitojë askënd dhe mua më pëlqen. Dua të ndjek rrugën e Luanës, madje dhe unë do bëj një këngë.

Po më thua që Kiara Tito do jetë së shpejti edhe këngëtare?

Po, po do ta bëj një këngë patjetër. Me këtë nuk dua të them që unë jam një këngëtare e mirëfilltë, por kam shumë vesh muzike dhe mendoj se do dali diçka  e bukur.

E sheh veten tënde me një rol në një film?

Më lexove mendimet?! Aktrimi më pëlqen shumë dhe nuk e di pse kam bindjen që mund të jem një aktore shumë  e mirë. Kur mora propozimin për të qenë pjesë e “Doktor Plastik”, në të njëjtën periudhë sapo kisha marrë një ftesë nga një regjisor shqiptar për një rol në film, që xhirohej në Dibër. Kisha shumë dëshirë ta pranoja atë rol, por ishte e pamundur t’i bëja të dyja edhe moderimin e emisionit, edhe filmin. Ndaj zgjodha televizionin. Por nëse më vjen një ofertë tjetër për aktrim do ta pranoja me kënaqësinë më të madhe.

Do dilje me një fans?

Po, edhe do dilja, nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe. Ka plot histori që “i famshmi” le ta themi është dashuruar me fansin e tij dhe kanë përfunduar edhe në martesë. Nëse rrethanat e sjellin që unë mund të përballem me një fans simpatik për shijet e mia, pse jo.

Ke një zakon apo ves të keq?

Nëse do pyesje mamin tim do të thonte “Pooo, cigarja”! Dhe unë jam plotësisht dakord.

Libri i preferuar?

Paper toëns- John Green

Kënga e preferuar?

Wild Thoughts – Rihanna, Bryson tiller, Dj Khaled

Udhëtimi më i bukur që ke patur?

Në Korfuz me shoqërinë.

Pushimet ideale me të dashurin, apo me shoqërinë?

Të dyja, secili ka lezetin e vet.

Dhurata më me vlerë (shpirtërore ose materiale) që ke?

Një varëse me diamant që e kam që kur kam qenë 1 vjeç, në kohën kur jam pagëzuar.

Kur je në plazh si e kalon kohën, në det, nën çadër duke lexuar një libër, apo tek bari duke pirë birra?

E kaloj duke marrë rreze dielli gjithë ditën. Çdo vit e vë veten në sfidë, për të parë deri sa mund të arrij të nxihem. Jam e fiksuar të marr sa më shumë ngjyrë.

Intervistë e dhënë për Bordo në numrin Qershor 2018

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF