11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

Harry rrëfen këshillën që mjekja indiane i dha Meganit për të mbetur shtatzënë!

 

Pjesë të librit të tij “Spare”, vazhdojnë të zbulohen njëra pas tjetrës, duke i shpalosur publikut pjesë nga jeta e Princit Harry, të parrëfyera deri tani. Së fundi, ka tërhequr vëmendjen një pjesë e librit, ku  Duka i Sussex flet për dëshirën e ij dhe të aktores për të krijuar një familje pas dasmës së tyre, por edhe vështirësitë që hasën në përmbushjen e saj.

“Nuk donim të prisnim”, shkroi ai. “Ne të dy donim të krijonim një familje menjëherë. “Punonim orë të çmendura, punët tona ishin të vështira, koha nuk ishte ideale, por shumë e keqe. Ky ka qenë gjithmonë prioriteti ynë kryesor. Stresi ishte i madh. Meg kishte humbur shumë peshë vitin e fundit. Unë po ha më shumë se kurrë më thonte, megjithatë pesha e saj vazhdonte të binte.”

Harry tregon sesi miqtë e tij i rekomanduan një mjeke të kualifikuar që ndjek parimet nga mjekësia e lashtë indiane. Mjekja e koknfirmoi se humbja e peshës së Meghan “mund të ishte një pengesë për të mbetur shtatzënë”. “Shto 2.2 kilogramë dhe shtatzania do të ndodhë”, i tha mjekja. Sipas Harry-t, Meghani e ndoqi këshillën e saj.  Dhe shumë shpejt ajo që dëshironin, ndodhi vërtet.

“Ne blemë dy teste shtatzënie në shtëpi. Isha i shtrirë në shtratin tonë dhe duke pritur që ajo të dilte… më zuri gjumi. Kur u zgjova, ajo ishte pranë meje. Cfare ndodhi? Ajo tha se nuk e kishte pare rezultatin. I mora dhe pashë që ishin blu. Oh ëoë. U përqafuam, u puthëm”, tha ai, duke nënkuptuar se rezultati blu nënkuptonte se Meghani ishte shtatzënë.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit