Buzëkuqi duket më bukur në buzë të kuruara dhe ka disa sekrete se si t`ia bësh të duket mirë gjatë gjithë ditës.
Mendoni për pjesën tjetër të makijazhit
A mund të bëni buzët e kuqe dhe të përdorni pudër rozë për faqe? Ne themi po, përderisa pudra përdoret për t’i dhënë fytyrës freski natyrore. Frymëzohuni nga Olivia Palermo me mollëzat e saja të bëra në formë të përkryer, buzë të kuqe dhe një hijezim të theksuar, thotë Telegrafi.
Kufizuesit nuk janë armiq
Ka ikur koha kur ngjyra e buzëve fshihet dhe mbetet vetëm ajo pamja e viteve ’80-ta… Përdorni vijë të kuqe, por ngjyrosni buzët për qëndrim më të gjatë dhe qetësi të mendjes.
Lini buzët të flasin
Nëse vini një buzëkuq të fortë për ditën, mos i theksoni shumë sytë. Sytë e theksuar shumë dhe buzët e kuqe janë tejet ekspozuese, më mirë ruajini për mbrëmje.
Mos harroni look-un në tërësi
Mendoni cfarë keni veshur, duke përfshrë dhe aksesorët. Shpesh një e kuqe dinamike mund të jetë e përkryer nëse jeni veshur në të zezë dhe duket më bukur nëse nuk rëndoni makiazhin e syve. Shkon në mënyrë të përkryer me të bardhën, madje edhe për zyrë. Nëse jeni të veshur me ngjyrë të kuqe, provoni një ton tjetër të kësaj ngjyre, që të mos duket monotone.
Buzët e kuqe nuk duhet të jenë gjithmonë të theksuara
Për më shumë delikatesë dhe ngjyrë natyrale mund të vendosni së pari pak zbutës, pastaj të vendosni buzëkuq, duke filluar nga qendra e buzëve nga jashtë- pasi kjo do të krijonte një ngjyrë jo shumë të theksuar.
Përshtatje me ngjyrën e lëkurës
Mendoni për ngjyrën e lëkurës dhe ngjyrën e syve: E theksuara e ndritshme duket bukur përballë ngjyrave të errëta të fytyrës. Ngjyra e errët i bën dhëmbët të duken më të bardhë, ndërsa ngjyrat e kuqe-portokalli duken bukur në lëkurë të nxirë. Provoni të gjitha- e duhura është ajo që ju sjellë ngjyrë në jetën tuaj.
Struktura është e rëndësishme
Nëse nuk jeni fanse të buzëve të kuqe, provoni strukturë të lehtë- nuk duhet të jetë detyrim.
Nuk ka rregulla nëse e gjeni “të përkryerin”
Fjala e fundit është, nuk ka rregulla nëse gjeni ngjyrën që e doni. Dhe si ta dini nëse është e kuqja e duhur për ju? Do ta ndjeni dhe do të duket e duhur.

Vetëm 27 vjec, vdes burri “më i bukur në botë”!

















Horoskopi ditor, e martë 24 janar 2023

