Në fund të vitit 2022, Celine Dion pranoi në rrjetet e saj sociale se po vuan vërtet pasi u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë. Ajo ndau një video dhe shpjegoi se po kalon spazma muskulore që e pengojnë atë të bëjë atë që bënte më parë, duke e penguar atë të performojë në koncerte si ajo.
Së fundmi motra e saj, Claudette, ka dhënë një përditësim se si po ia del këngëtarja teksa ka folur për “Le Journal de Montreal”. “Kam besim se jeta do t’i kthejë atë që ka dhënë, sepse ajo është një grua jashtëzakonisht inteligjente, shumë bujare dhe e talentuar dhe e dashuruar me jetën gjithashtu”, tha motra e saj, teksa shtoi,
“Në vend që të qaj për fatin e saj, unë përpiqem t’i dërgoj asaj ‘vibe’ pozitive me shpresën se një ditë ajo do të kthehet në skenë. Unë besoj vërtet në fuqinë e dashurisë. I uroj asaj fat të mirë, kjo është e sigurt. Ajo është e rrethuar nga specialistë teksa punon për t’u rikuperuar”.
Kujtojmë që sindroma e ‘personit të ngurtë’ është një sëmundje e rrallë që prek më pak se pesë në 100,000 njerëz. Konkretisht është një patologji neurologjike që prek sistemin nervor. Karakterizohet nga spazma dhe ngurtësi të vazhdueshme të këmbëve, krahëve dhe trungut.
Ajo ka goditur Celine Dion, e cila kishte performuar në skenë që kur ishte adoleshente, me një nga zërat më të vlerësuar të dekadave të fundit. Ajo ishte pas filmit të paharrueshëm “My Heart Will Go On”, i cili shërbeu si kolona zanore e “Titanic”, një prej filmave më të dekoruar në histori.