Jonida Vokshi duket se ishte shumë e sinqertë disa muaj më parë kur rrëfeu planet për zgjerimin e familjes së saj. Moderatorja e njohur, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, u bë nënë e një vajze në 2020-tën, të cilën së bashku me të shoqin, Besnik Krapi e pagëzuan me emrin Emi.
Por duket se ata nuk kishin ndërmend të prisnin gjatë për të sjellë një jetë një tjetër fëmijë. Jonida pohoi tashmë live në Big Brother VIP Kosova se është sërish në pritje të ëmbël!
Ajo është shprehur më parë se nuk është e fiksuar pas idesë që fëmija i dytë të jetë djalë.
“Në fakt për këtë gjë ka vendosur burri për mua sepse më ka thënë do të bëjmë dhe një gocë dhe i treti do të jetë çun. Kështu që burrat vendosin.”, pati thënë me humor Jonida.