Teksa u pyet për momentin më të vështirë gjatë karrierës së tij, Endrik Beba tha, “Momenti i fundit më i vështirë ishte të listoheshim si “New Artist” në “Festivalin e Këngës”. Ishte shumë e çuditshme të shihje emrat tanë të listuar me artistë që lançonin këngën e tyre të parë, për herë të parë, në një kompeticion. Normalisht shumë të talentuar.., por në këtë rast unë dhe “Urban Band” kemi 10 vjet që performojmë ‘live’ dhe pjesëmarrës e fitues çmimesh në festivalet më në emër në vend. Akoma nuk e kam kaluar këtë kafshatë”.
“Mendoj se ky festival ishte një mungesë shumë e madhe respekti ndaj një grupi si ‘Urban Band’ dhe një kënge që pas mban emra si, Eugent Bushpepa, Klodjan Rexhepaj dhe Kelly. Personalisht, po dhe në emër të grupit, besoj se gjithçka shkoi shumë ndryshe nga ajo që ne prisnim. E vetmja gjë që mundëm të parashikonim ishte përkrahja e fansave tanë, publikut dhe kolegëve”, tha ndër të tjera këngëtari.
Ndërkohë Endrik Beba zbuloi projektet e radhës, ku grupi ka filluar punën për 3 materiale të reja. Gjithashtu ka filluar punën për klipin e këngës “Në Çdo Hap”, pasi nuk do ta lënë thjesht si një këngë pjesëmarrëse në Festival.