Shakirës vazhdon të mos i dale e keqja me tradhëtinë e Gerard Piques me një 23 vjecare, dhe artistja- nënë e dy fëmijëve, nuk ka ngurruar t`ia nxjerrë inatin edhe prindërve të tij. Ajo po u shkakton shumë kokëcarje ish vjehrrive, deri në pikën që prindërit e ish mbrojtësit të Barcelonës po mendojnë të ndërrojnë shtëpi për shkak të festave të vazhdueshme të këngëtares.
Ata ende jetojnë në një vilë ku Shakira dhe Pique rrisnin bashkë fëmijët e tyre, para se ai të shpërngulej, dhe prej artistes i ndan vetëm një mur.
Valën e “sulmeve” kundër ish vjehrrës, Shakira e nisi me vendosjen e një kukulle me pamjen e një shtrige në ballkonin e saj, e cila shihte për nga banesa e ish vjehrrive.
Kënga e saj e re ndërkohë bucet në godinë, pasi Shakira e vendos me zë aq të lartë, sa dëgjohet brenda banesës së prindërve të Pique-së.