Me një mbishkrim plot nënkuptime në postimin e fundit në Instagram, Rita Ora nxiti thashethemet për një shtatzani të mundshme të saj, vetëm pak pasi këngëtarja e njohur konfirmoi martesën me Taika Waititin.
32 vjeç, së fundmi zbuloi se ajo regjisori kishin lidhur kurorë, pas raportimeve që kishin qarkulluar prej muajsh. Tani Rita i ka shtyrë fansat të pyesin nëse dyshja kanë hedhur hapin e radhës, shkruan The Sun.
Duke ndarë një përzgjedhje të fotove të fundit, ajo ka shkruar: “Dump a bump bump”. Kaq mjaftoi për një reagim të shpejt të fansave të cilët nxituan të pyesin nëse komenti kishte një kuptim të fshehtë. “Vajzë, mos e thuaj kete pasi une emocionohem lehtë!!!’, ka shkruar një ndjekës.
Se si qëndron e vërteta mbetet në shihet në ditët në vazhdim, nëse ylli i muzikës do të bëjë një reagim në lidhje me këto thashetheme.