Deri pak javë më parë ne rrallë kishim mundur ta shihnim Gerard Piquen së bashku me partneren e tij të re, Clara Chia, që pasi u konfirmua se ishin në një lidhje prej muajsh. Së fundmi daljet bashkë kanë qenë të shpeshta për ta dhe të hënën e pamë çiftin duke buzëqeshur, të kapur për dore dhe duke treguar lidhjen e tyre duke ecur nëpër rrugët e Barcelonës.
Të dy kanë reaguar me të qeshura ndaj komenteve në lidhje me sulmin e ankthit që dyshohet se ka pësuar Clara Chia vetëm pak ditë më parë. “Një sulm ankthi? Një sulm ankthi? Të kesh një atak ankthi është e komplikuar. Të lutem, vërtet”, tha Gerard Pique kur u pyet nga një gazetar i “Europa Press”.
Çifti kanë treguar anën e tyre të pasjellshëm duke mohuar që Clara Chia të ketë ditëlindjen këtë të martë, më 7 shkurt. “Por çfarë po thua nuk është nesër, e di që nesër është data 7, por mendoj se e ke gabim”, tha ai.
Nga ana tjetër, Clara Chia u përpoq fillimisht të fshihte fytyrën nga kamerat, por pësoi një incident të vogël, pasi u përplas me një ‘billbord’, megjithatë nuk pësoi asnjë dëmtim dhe vazhdoi të ecte normalisht, ndërsa Gerard Pique nuk e përmbante dot të qeshurën ndaj asaj që i ndodhi partneres së tij.