Me të hyrë në shtëpinë e BBVA, gazetari kontrovers Bledi Mane u ambjentua shumë shpejt dhe po kaq shpejt e identifikoi shënjestrën e kunjave të tij: Luizin. Kjo nuk i shpëtoi vëmendjes së Armaldos, që u shpreh i mendimit se Bledi ka hyrë me qëllimin e qartë të sulmojë këngëtarin. “Ka ardhur me qëllim të qartë: të të godasë ty. Ti do të rrish ta studiosh dhe ta shohësh me qetësi. Po i dhe rëndësi, ai do të dalë në Prime. Ai këtë do”, e këshilloi mastro Luizin.
“Ai ka si synim që me qetësinë e tij dhe me bagazhin që ka, të arrijë qëllimin dhe të luftojë vetëm me ty. Vetëm për ty ka ardhur, për asnjë tjetër. Ai nuk ka as turp e as sedër, ka ardhur njësoj si ti dhe do të jetë shumë problematik”, shtoi tenori. Nita ishte në një linjë mendimi me të. “Paska hyrë me mission. Mbaje mend! Ai e di shumë mirë se ç’po bën. Ka hyrë me mision”, tha ajo.
Edhe jashtë shtëpisë, shumë ndjekës konstatojnë të njëjtën gjë.
Bledi që në fillim nisi ngacmimet ndaj Luizit. Ai e e pyeti nëse ka më shumë ushtarë se Olta. “Por, ndonjëherë ushtrinë e madhe nuk e menaxhon dot dhe të del nga duart”, tha Bledi. Për Kiarën iu drejtua me fjalët: “S’je shumë i besueshëm. Unë flas si i jashtëm”.
Më pas, ai u shpreh se: “I ngordh këto parashikimet se ndoshta ke nuhatjen e një njeriu që e njeh bastin. Ti je frikacak dhe i trembesh çdo njeriu”. Bledi madje i tha edhe se “është i paqendrueshëm mendërisht dhe se në një moment të jep mendimin se je tolerant, në një moment bërtet. Je pak bipolar”.