4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

“Kam njohur dashurinë e jetës sime”, Kiara bën deklaratën e ëmbël për Luizin!

Gjatë mbrëmjes së kësaj të premte në shtëpinë e “Big Brother VIP” banorët kanë realizuar sfidën e radhës që këtë herë kishte të bënte me realizimin e një “Cabare Show”, ku duhet të performonin këngë, vallëzim apo edhe monolog.

Moderatoja Kiara Tito ka bërë një performancë të veçantë teksa këndoi këngën e Beyonce “Crazy in Love”. Në fund ajo e mbylli me një puthje pasionate me Luizin, të dashurin e saj tashmë, ndërkohë që pak minuta më vonë i surprizoi të gjithë me një deklaratë të fortë dashurie.

Teksa Kiara po shprehte momentet e veçanta që ka kaluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe tha se është shumë e lumtur që ka njohur dashurinë e jetës së saj në “Big Brother VIP”, referuar Luizit. “Unë këtu jam shumë e lumtur sepse kam njohur dashurinë e jetës time”, deklaratë që u mirëprit me duartorkitje dhe brohoritje nga banorët.

Kujtojmë që Kiara dhe Luizi prej disa ditësh po shijojnë romancën e tyre pasi dhanë puthjen e parë të shumë kërkuar nga Luizi gjatë realizimit të dasmës në “Big Brother VIP”, si pjesë e lojës dhe kjo. Në fillim Kiara ishte paksa e tërhequr ndaj pëlqimit të vazhdueshëm që Luizi shfaqte karshi saj, ndërkohë që tashmë duket shumë e përfshirë në këtë romancë të bukur dashurie.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit