Është përpjekur ta kalojë si me të qeshur për momentin, por sapo fillon publiciteti Chiara Ferragni vrenjtet. Blogerja nuk e ka marrë mirë puthjen që këngëtari Rosa Chemical i dha partnerit të saj, Fedez, në skenën e Ariston.
Fedez shihet sesi del në prapaskenë për të folur me gruan e tij. Nuk është e qartë se çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit, por tensionet janë të dukshme.
“Chiara nuk e përtypi mirë këtë situatë”, sipas faqes intrashtrattamento2.0 që ka postuar videon në Instagram. Gjithashtu ChiMagazine ka publikuar foto nga momenti.
View this post on Instagram
Çfarë mund të shihni në video? Fedez i cili i afrohet Chiara Ferragni-t dhe hap krahët, ajo bën gjestikulacione por nuk dihet saktësisht se çfarë thonë. Më pas zhduken në prapaskenë, të “shtyrë” nga Amadeus.
View this post on Instagram