11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Mars, 2023
spot_img

Pique dhe Clara Chia dhurojnë puthjen e parë në publik!

Gjatë muajve të fundit kryefjalë e mediave botërore ka qenë padyshim ndarja mes Gerard Pique dhe Shakirës dhe lidhja e re që ish-futbollisti i Barcelonës ka nisur me Clara Chia. Pas rrugës së re që mori Pique erdhi kënga e Shakirës me Bizarrap, në të cilën kolumbiania thumbonte ish-in e saj dhe madje edhe partneren e tij të re.

Më pas Pique dhe Clara Chia zyrtarizuan lidhjen e tyre në publik duke publikuar foton e parë në rrjetet sociale, ndërsa Shakira nuk ndaloi as në ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt, duke postuar një video në të cilën këndoi këngën “Mund të vras ish-in tim”.

Por duket se Pique nuk është ndikuar aspak nga ish-partnerja e tij, teksa tregon dashurinë me Clara Chia kudo që shkon. Këtë herë ata janë parë sërish bashkë në publik në një ndeshje të FC Andorrës. Si të ishin vetëm dy tifozë të tjerë, ata ndoqën me detaje se çfarë po ndodhte gjatë ndeshjes.

E teksa po bisedonin dhe shikonin ndeshjen e Andorrës ndaj Badalonës, në të cilën skuadra e ish-lojtarit të Barcelonës fitoi me rezultatin 1-0, ata nuk kanë ngurruar të puthen në më shumë se një rast dhe të tregojnë se sa mirë po ecin marrëdhënia e tyre.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit