KreuStil Jetese

“Nuk pendohem për asgjë”, Kiara flet për daljen e dytë nga shtëpia e “BBV”!

“Nuk pendohem për asgjë”, Kiara flet për daljen e

Moderatorja Kiara Tito, në një intervistë për “Big Brother VIP Fan Club”, foli për daljen e dytë nga shtëpia e BBVA si edhe propozimin për martesë:

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar, sepse nga një moment që mendova një ndarje, kaluam në një propozim martese. Jua them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë ishte një dalje perfekte dhe nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar gjithë ato që doja të fitoja.”

Si e imagjinon dasmën:

“Gjithmonë kam ëndërruar që të martohem në kishë. E imagjinoja veten me një fustan të gjatë, me një bisht super të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Kështu që kisha do të jetë, patjetër. Pastaj për pjesën tjetër, ose në plazh ose në ndonjë stadium se kemi ftuar gjithë ata njerëz, nuk e di ku do i fusim.”

Një dasmë në finale?

“Finalja është nata e Luizit. Unë mendoj që ai e fiton, kështu që finalja duhet të jetë një natë e dedikuar vetëm për atë.”

Luizi kërkoi ndihmën e “Vëllait të Madh” për planin e tij për ta mërzitur Kiarën gjatë javës dhe për ta surprizuar me një propozim gjatë programit dje. Ajo tha “Po!”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF