KreuStil Jetese

VIDEO/ Pete Davidson shtyn me inat tifozin që përpiqet ta përqafojë!

VIDEO/ Pete Davidson shtyn me inat tifozin që përpiqet ta

Komediani i njohur Pete Davidson është parë i tensionuar në fund të ndeshjes së kësaj të diele të NBA mes Nju-York Knicks dhe Cleveland. Ai është vënë re nga të pranishmit dhe shumica kanë nxituar të bëjnë foto me të. Njëri prej tyre ka këmbëngulur më shumë se duhet dhe e nxori aktorin jashtë vetes, pasi i kishte vënë dorën në qafë, gjë që ai nuk e donte.

Videoja e Davidsonit, duke shtyrë me zemërim dhe sharje një burrë, po bën xhiron e rrjetit dhe janë të shumta komentet në Twitter që kritikojnë ish-in e Kim Kardashian për sjelljen e tij. Megjithatë, një tjetër klip që është publikuar tregon qëndrimin e burrit ndaj Davidson. Fansi i tij i moshuar, duket se e ka përqafuar prej shumë herësh aktorin.

Së fundmi, Davidson ka folur në podcastin ‘Real Ones with Jon Bernthal’ për interesin e publikut për jetën e tij personale, “Mendoj se ajo që ndodhi ishte që u bëra më i njohur përpara se puna të ishte aty. Por unë kam qenë gjithmonë duke punuar, kam dalë me njerëz dhe për disa arsye kjo është shumë e çmendur dhe interesante për njerëzit. Nuk mendoj se është aq interesante. Unë kam qenë në biznesin e shfaqjes për gjysmën e jetës sime, për rreth 14, 15 vjet dhe në një shfaqje televizive kombëtare.

Dhe në 12 vjet, unë jam takuar me 10 gra, nuk mendoj se është kaq e çmendur. Por për disa njerëz duket shumë interesante. Këta njerëz me të cilët jam takuar, sikur i kam takuar në punë. Kam punuar në një nga pesë epiqendrat e Hollywoodit”.

Kujtojmë që aktori pati një romancë 9-mujore me Kim Kardashian, ndërkohë që është takuar edhe me Chase Sui Wonders. Ai ka patur lidhje gjithashtu me komedianen Ariana Grande, Carly Aquilino, Cazzie David, aktoren Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kaia Gerber, Phoebe Dynevor dhe Emily Ratajkowski.

Pete Davidson pushes a fan away at Knicks game pic.twitter.com/OAig1D5d5a

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF