KreuStil Jetese

Më afër se mendoni; Klea Huta zbulon datën e dasmës!

Më afër se mendoni; Klea Huta zbulon datën e dasmës!

Moderatorja Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar, të cilët prej vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie. Ata janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid.

Klea mori propozimin për martesë nga kompozitori në ditëlindjen e dytë të djalit, i cili u ul në gjunjë para të gjithëve. E teksa në media prej disa muajsh ka qarkulluar lajmi se dasma e çiftit do të mbahet më 4 qershor, së fundmi vetë Klea e ka konfirmuar datën e ditës së madhe.

Ajo ka postuar në Instastory një foto ku shihet se ndodhet në një sallon nusërie, duke zgjedhur fustanin dhe duke u marr me përgatitjet e dasmës “Sot një muaj”, ka shkruar ajo krah postimit.

Kujtojmë që e ftuar në një intervistë pak kohë më parë Klea ka folur për dasmën private që realizuan në Marok para se të bëheshin prindër dhe faktin që ata do të bëjnë një tjetër dasmë. “Historia ishte kështu. U lidhëm ne, pastaj bashkëjetuam, pastaj unë mbeta shtatzënë, pastaj bëmë dasmën private në Marok, pastaj u celebruam, pastaj në qershor me propozoi për martesë. As vetë nuk e di se si ndodhi kështu, por mua më pëlqen. Martesa në Marok ka qenë dëshirë e fotografes. Ajo e kishte me shumë dëshirë të shkonim atje dhe e realizuam. Na pëlqente kultura e vendit dhe thamë pse jo. Do ta bëjmë dhe në një dasmë, por se kur ende se di”, u shpreh Klea.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF