KreuBusull

Aksident me 8 të vdekur në aksin “Këlcyrë-Përmet”!

Aksident me 8 të vdekur në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku 8 persona kanë humbur jetën.

Dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. 7 prej viktimave dyshohet se janë nga vendet e treta dhe viktima tjetër, drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

Aksident me 8 të vdekur në aksin

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Këlcyrë- Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz  ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga  kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë  nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra) Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF