KreuBusull

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit!

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit!

Qytetarët shqiptarë tashmë do të mund të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa viza, pasi zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, kanë nënshkruar marrëveshjen.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një postimi në rrjetin social “X” që ka bërë Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.

“Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve.

Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, ka shkuar në “X” ambasadori Anar Huseynov.

https://x.com/AnarHus99825503/status/1763483363648627110?s=20

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF