Shqipëria dhe Italia kanë firmosur këtë të martë marrëveshjen e pensioneve mes dy vendeve. Kjo marrëveshje është firmosur në Romë nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Igli Hasani dhe Antonio Tajani.
Lajmi është ndarë në mediat sociale edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në pamjet nga momenti i finalizimit të marrëveshjes. “Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, ka shkruar Rama.
-
Olta Gixhari zbulon gjininë e bebit numër 2!
6 Shkurt, 11:03
Marrëveshja bazohet në parimin e trajtimit të barabartë; mbulon pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet dhe shtatzënitë,si edhe sigurimin për papunësinë.
Hartimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë një kërkesë e hershme e komunitetit shqiptar që jeton në Itali.



















