KreuBusull

Dhunoi nënën dhe tentoi të përdhunonte motrën e mitur, arrestohet 26-vjeçari!

Dhunoi nënën dhe tentoi të përdhunonte motrën e mitur,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Fierit, ku një 26-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Gjithashtu, sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i riu ka tentuar gjithashtu të përdhunojë motrën e tij të mitur 16-vjeçare.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF