KreuBusull

Avokatja justifikon abuzimet seksuale: Meshkujt, meshkuj janë!

Avokatja Vjollca Pustina ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Vizionin e Pasdites”, ku tema e diskutimit ishte rritja e rasteve të përdhunimeve në Shqipëri.

Avokatja justifikon abuzimet seksuale: Meshkujt, meshkuj janë!

Avokatja gjatë diskutimit justifikoi abuzimet seksuale, duke bërë fajtore vajzat dhe gratë. “Meshkujt, meshkuj janë”, u shpreh ajo, duke ngjallur në këtë mënyrë një reagim të madh në publik.

“Përdhunimet ndodhin rëndom ditë të premte dhe të shtunë, se vajzat e tejkalojnë pak me pijen. Kam rastisur katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara. Të shoqëruara që i sillnin faktikisht 3-4 djem.

Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale apo shkojnë në disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë”, u shpreh ajo.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF