KreuCelebrity

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë në vitin 2023!

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë

Nuk e dimë nëse vitin e kaluar këta personazhe të njohur shqiptarë i kanë kërkuar babagjyshit një bebe, ama dimë me siguri që viti 2023 do të mbetet përjetë në memorjen si më i rëndësishmi në jetën e tyre. Dikush përjetoi për herë të parë këtë vit që po lemë pas ndjenjën sublime të të bërit prind, e të tjerë u bekuan sërish me një bebe duke shënuar kështu një vit tjetër të rëndësishëm.

E ku ka DHURATË më të madhe!

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë

Këngëtarja Fifi përjetoi për herë të parë ndjesinë e të bërit nënë, teksa mirëpriti në jetën e saj djalin Theo Mal më 25 prill të këtij viti.  Vogëlushi është frut i dashurisë mes këngëtares dhe partnerit të saj Adis Patushi.

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë

Familjes Vokshi-Krapi ju shtua një djalë më 26 qershor 2023. Mami Jonida, babi Besniku dhe motra Emi, mirëpritën në shtëpi bebushin Ian.

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë

Një surprizë e bukur për publikun ishte lajmi se Mariza Ikonomi u bë nënë për herë të parë në muajin nëntor të këtij viti. Këngëtarja zgjodhi ta mbajë krejtësisht hermetik pritjen e ëmbël, ndërsa gëzoi fansat e saj kur më 17 nentor se është bërë nënë e një vajze të cilën e quajti Melody.

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë

Aktorja e njohur e humorit Delinda Disha u bë nënë për herë të dytë më 10 gusht 2023. Familjes ju shtua një anëtar i ri, të cilin prindërit e quajtën Kostandin. Kujtojmë se Delinda dhe partneri i saj janë prindër dhe të një djali tjetër, Dasantinit i cili është 7 vjeç.

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë

Aktorja Eliona Pitarka u bë për herë të dytë nënë e një vajze më 16 maj të këtij viti. Familjes së bukur ju shtua bekimi i dytë, pas Galës e cila ende nuk i ka mbushur 3 vjeçe.

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë

Neda Balluku u bë nënë për herë të tretë më 16 maj 2023. Ish-banorja e “Big Brother” e njëkohësisht opinionistja e “Përputhen” solli në jetë pas dy djemsh, një vajzë të cilën familja e pagëzoi me emrin Suzzie Ann.

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë

Blogerja Keishli sapo është është bërë nënë për herë të dytë. Familjes tashmë ju shtua edhe një vajzë tjetër duke e kthyer të ëmblën Solen në motër të madhe.

Bekimet e një viti: 8 bebet VIP që erdhën në jetë

Këngëtarja nga Shkodra Barbana Dini prej vitesh ka zgjedhur të jetojë në Amerikë, aty ku edhe u njoh me partnerin e jetës. Më 15 shtator ccifti u bekua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, të cilën artistja e quajti Ergola Ergi, në nder të vëllait të ndjerë Ergi Dini.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF