Largimi nga jeta e Matthew Perry trishtoi fansat në mbarë botën. Së fundmi autopsia ka zbuluar se aktori humbi jetën në moshën 54-vjeçare për shkak të efekteve akute të shkaktuara nga marrja e ketaminës.
Matthew Perry, i cili njihet gjerësisht për rolin e tij në serialin “Friends”, u gjet pa shenja jetë në vaskën e banesës së tij të shtunën e 28 tetorit dhe ekzaminimet e para nuk mundën të identifikonin shkakun e vdekjes.
-
Vesa Luma i kthehet jurisë së “X Factor Albania”!
16 Dhjetor, 10:37
Faktorët kontribuues në vdekjen e tij renditet mbytja në ujin e vaskës, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës, e përdorur për të trajtuar çrregullimin e shkaktuar nga përdorimi i opioideve. Mënyra e vdekjes është cilësuar si aksidentale.
Sipas autopsisë, pranë pishinës nuk u gjetën asnjë pilulë, drogë apo medikamente. Ai nuk kishte alkool apo droga si metamfetamina, kokaina, heroina dhe fentanil në trupin e tij.
-
Blero largohet nga “Big Brother VIP” Kosova! Arsyeja?
16 Dhjetor, 11:03
Kujtojmë që familja e të ndjerit po planifikon që pasurinë e tij ta ndajë për njerezit në nevojë. Të afërmit e aktorit kanë folur për qëllimin e tyre për Fondacionin me emrin e të ndjerit.