Këngëtarja Greta Koçi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtarja me ndjekësit e saj në rrjetin e saj social Instagram.
Greta është bekuar me një djalë dhe krahas një fotoje ku shihet teksa mban në duar dorën e të porsalindurit, ka shkruar,
“Sot u bekova me një djalë, asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam, me në krye Dr. @bertwibbens”.
Një postim mjaft emocionues ka bërë edhe teze Eni. “Sot u bëra teze, qenka një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe zemra më është mbushur plot me dashuri @gretakoci”, ka shkruar ajo teksa më tej shton,
“Të dua shumë engjëll i vogël dhe tezja do të jetë aty për ty gjithë jetën, deri në frymën e fundit”.