KreuCelebrity

200 mijë euro gjobë për lajmin ‘fake’ për Schumacher!

200 mijë euro gjobë për lajmin ‘fake’ për

Familja e Michael Schumacher ka fituar procesin ligjor kundër botuesit të një reviste, e cila publikoi një intervistë të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale me të madhin e Formula 1.

Revista e njohur gjermane “Die Aktuelle” promovoi kopertinën e saj në prill 2023 me fjalët, "Intervista e parë e Michael Schumacher!". Madje bëri sikur kishte marrë deklaratë nga ai, duke përdorur frazat e tij në thonjëza për të rritur interesin, “Jeta ime ka ndryshuar tërësisht".

200 mijë euro gjobë për lajmin ‘fake’ për

Zëdhënësja e familjes Sabine Kehm i tha “Associated Press” me email të enjten se veprimi ligjor kishte përfunduar me sukses, pa bërë asnjë koment të mëtejshëm. Shuma e kompensimit thuhet se është 200 000 euro (217 000 dollarë). Ndërkohë që botuesi gjerman i revistave Funke i kërkoi falje familjes së Schumacher vitin e kaluar për artikullin dhe shkarkoi kryeredaktorin e “Die Aktuelle”.

“Ky artikull i dobët dhe mashtrues nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk i përmbush standardet gazetareske që ne dhe lexuesit tanë presin”, thuhej në deklaratën e revistës pas dhënies së dëmshpërblimit.

200 mijë euro gjobë për lajmin ‘fake’ për

Schumacher ra në dhjetor 2013 gjatë skijimit në Alpet Franceze në Meribel dhe pësoi një dëmtim thuajse fatal në tru, pasi koka e tij u godit në një gur. Që kur u transferua nga spitali në shtator 2014, shtatë herë kampioni i F1 ka marrë përkujdesje privatisht në shtëpi në Zvicër.

55-vjeçari Schumacher u tërhoq nga F1 në 2012 pasi fitoi 91 gara dhe pesë tituj radhazi me Ferrarin nga 2000-2004. Dy titujt e tjerë të pilotit gjerman ishin me Benetton në 1994 dhe 1995.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF