KreuCelebrity

Diddy akuzohet sërish për sulm seksual!

 

Sean ‘Diddy’ Combs së fundmi po përballet me një tjetër padi, këtë herë nga një ish-studente e Institutit të Teknologjisë së Modës në Nju-Jork, e cila pretendon se reperi e ka droguar dhe përdhunuar.

April Lampros paditi në Gjykatën Supreme të Nju-Jork-ut reperin, duke thënë se lidhja mes tyre nisi kur Diddy ishte mentori i saj në industrinë e modës. Ajo u shpreh se e takoi reperin në SoHo Bar në vitin 1995, ku e teproi më alkoolin dhe më pas, ai e çoi në hotel.

Sipas dokumenteve, ajo mbajti distancë nga Combs për muaj me radhë, derisa ai e kërkoi sërish dhe e ftoi në evente të modës. Gruaja u shpreh se ajo ishte një studente naive dhe u besoi fjalëve të artistit, duke i dhënë një shans të dytë.

 

Ajo tha se darkuan së bashku dhe reperi e detyroi që t’i bënte seks oral në parking. Ata u pikasën nga roja i parkingut, por Diddy s’e vrau shumë mendjen. Pas ngjarjes, Lampros e injoroi, çka solli acarimin e Diddy-t, i cili e kërcënoi vajzën se do ta nxirrte nga industria e modës.

Ky rrëfim vjen pas videos shokuese në të cilën Diddy dhunonte ish-partneren e tij, Cassie. “Jam e neveritur. Kam kërkuar ndihmë profesionale. Kam nisur terapinë, shkova edhe në rehabilitim, sepse duhej t’i kërkoja Zotit të më falte, më duhej mëshirë”, u shpreh Diddy pas videos.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF