KreuCelebrity

49 vjeç, Eva Longoria “guxon” e shfaqet me një veshje transparente në Venecia!

49 vjeç, Eva Longoria “guxon” e shfaqet me një veshje


Eva Longoria rrëmbeu vëmendjen në amfAR Gala në Venecia, ku parakaloi më tapetin e kuq me një veshje te guximshme transparentee. Edicioni amfAR i këtij viti ishte një nga eventet kryesore të “kalendarit social” të Festivalit të Filmit në Venecia, duke kombinuar në mënyrë të përkryer botën e modës, filantropisë dhe argëtimit.

49 vjeç, Eva Longoria “guxon” e shfaqet me një veshje

Mbrëmja u shënua nga një ankand live emocionues, gjatë të cilit mund të shiheshin artikuj dhe përvoja ekskluzive, dhe paratë e mbledhura do të shkojnë për fondacionin që lufton për të luftuar SIDA-n. Pas ankandeve pati dhe një festë ekskluzive ku yjet festuan deri në mëngjes. E në mesin e tyre, ra shumë në sy Eva Longoria, e cila u ngjit në skenë me aktorin Richard Gere.

49 vjeç, Eva Longoria “guxon” e shfaqet me një veshje
49 vjeç, Eva Longoria “guxon” e shfaqet me një veshje
49 vjeç, Eva Longoria “guxon” e shfaqet me një veshje


Aktorja e famshme për rolin e saj në “Shtëpiake të dëshpëruara” mahniti publikun me veshjen e përzgjedhur. Në moshën 49-vjeçare dhe vetëm 1.55 e gjatë, Eva dukej spektakolare dhe nuk i druhet veshjes së fustaneve transparente, të puthitura pas trupit apo me prerje seksi.  Për paraqitjen në Venecia, Eva zgjodhi një fustan transparent nga beli e poshtë, me prerje të lartë që i tregonte këmbët dhe më shumë, ndërsa e kompletoi look-un me stileto të zeza me rripa dhe bizhuteri diamanti, duke tërhequr komplimentat e ndjekësve që e quajtën “të mrekullueshme” dhe që “plaket si vera e mirë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF