Linda Halimi ka befusuar me pohimet e fundit. Raporti i këngëtares shqiptare, Linda Halimi me partnerin e saj, reperin Big D, ka qenë shumë i komentuar prej vitesh.Shumë shpesh artistja nga Vitia eshte bere pjese diskutmesh mbi jeten e saj private, dhe se fundi, mberriti "bema e radhes" e cila e ka cuditur edhe ate vete.
Linda reagoi se fundi me tone sarkastike mbi nje lajm qe doli sërish për këtë pjesë, nëse është me partnerin apo jo. “Hajde gëzuar. A jam ndarë a nuk jam ndarë? Nuk po kuptoj asgjë as unë”, ka qenë reagimi i artistes. Halimi së bashku me partnerin jetojnë prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe kanë vazhduar me aktivitetet e tyre. Cifti kane bashkë edhe një vajzë të quajtur, Kaimana World.



















