KreuCelebrity

Zbulohen fjalët e fundit të Lady Dianës, cfarë pyetje i bëri ajo punonjësit të shpëtimit!

Zbulohen fjalët e fundit të Lady Dianës, cfarë pyetje i

Princesha Diana vdiq në një aksident tragjik me makinë në Paris 31 gushtin e vitit  1997. Një grup punonjësish të urgjencës mbërriten shpejt në vendngjarje, mes tyre, ndër të parët që u gjend atje pas aksidentit, ishte Xavier Gourmelon. Gourmelon është pikërisht njeriu që dëgjoi fjalët e fundit të princeshës, përpara se të ndërronte jetë.

Zbulohen fjalët e fundit të Lady Dianës, cfarë pyetje i

Fundi tragjik i Lady Di erdhi kur makina në të cilën ajo ndodhej u përplas me një shtyllë mbajtëse me shpejtësi 110 km/h në një tunel të Parisit. Zjarrfikësi rrëfeu se nuk e kishte idenë se cilët ishin viktimat e aksidentit dhe kujton qartë fjalët e fundit të princeshës së tmerruar para se të vdiste. Lady Di e kishte pyetur: “Zot i madh, çfarë ndodhi?". Ai thotë se ne trupin e saj nuk kishte gjak në të, dhe kishte vënë re vetëm një lëndim të lehtë në shpatullën e djathtë.
Vetëm pak caste më vonë, princesha vdiq nga arresti kardiak. Gourmelon rrëfeu për dailystar.co.uk: “se kishte parë një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por përveç kësaj nuk ishte asgjë e rëndësishme. Nuk kishte fare gjak mbi të. E mbajta për dore dhe i thashë të ishte e qetë dhe të rrinte pa lëvizur, i thashë se isha aty për ta ndihmuar dhe e qetësova. Ajo tha: "Zot, çfarë ndodhi?"

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF