KreuCelebrity

"Vërtet i shqetësuar”; George Clooney po lufton për mos të humbur gruan!

"Vërtet i shqetësuar”; George Clooney po lufton për

George Clooney thuhet se po lufton për martesën e tij me Amalin pasi është distancuar me gruan e tij të dytë.

Clooney dhe gruaja Amal janë të martuar që nga viti 2014, Amal është një avokate britaniko-libanez për të drejtat e njeriut, e cila është 17 vjet më e re se bashkëshorti i saj. Pas 10 vitesh martesë, çifti tani thuhet se po rindez emocionet.

"Ai ka filluar të shqetësohet vërtet për humbjen e Amalit dhe për t'i lënë më shumë kohë për t'u lidhur me të, sepse me kalimin e kohës ata po bëhen më shumë si shokë dhome sesa të dashuruar. Ajo është ende shumë e re dhe e gjallë, dhe George nuk mund të injorojë diferencën e tyre në moshë”.

"Vërtet i shqetësuar”; George Clooney po lufton për

Burimi ka pohuar gjithashtu se 63-vjeçari është duke u shqetësuar për pamjen e tij, pasi ai gjithmonë është njohur si një nga meshkujt më të bukur në industri gjatë karrierës së tij. “Ai ka filluar të tregojë moshën e tij dhe kjo po e tremb atë”, shtoi burimi. "Ai po përpiqet të mbajë gjallë pasionin, kështu që George po bëhet romantik”.

Por Clooney thuhet se po punon shumë për martesën, ndërsa burimi shtoi: "Por George po e bën martesën e tyre një prioritet të madh. Ata po hanë dreka romantike dhe bëjnë shëtitje të gjata pas darkës.

"Ai është i dëshpëruar dhe po kujdeset që t’i bëjë surpriza të ëmbla, i çon në shtrat brioshët e saj të preferuar apo i dhuron parfumet e saj të preferuar. ‘Grua e lumtur, jetë e lumtur’, është motoja e tij".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF