KreuCelebrity

7 muaj pas lindjes së fëmijës së dytë, Cameron Diaz nuk i ka hequr kilogramët e tepërt (por nuk e vret mendjen fare)!

7 muaj pas lindjes së fëmijës së dytë, Cameron Diaz nuk

Cameron Diaz, 51 vjeçe, shkëmbeu një puthje me bashkëshortin e saj, Benji Madden, 45 vjeç, pas  një darkë të qetë në Montecito. Aktorja e “The Mask” ishte veshur thjesht me një këmishë të zezë të thjeshtë me një dekolte të thellë, si dhe një bluzë të gjelbër të errët. 7 muaj pas sjelljes ne jete te femijes se saj te dyte, ylli hollivudian duket se nuk ka nxituar t`i heqe kilogramet e tepert, dhe nuk shqetesohet shume per kete.

7 muaj pas lindjes së fëmijës së dytë, Cameron Diaz nuk

Diaz – që do të festojë ditëlindjen e saj të 52-të më vonë këtë javë më 30 gusht – kishte zgjedhur po ashtu aksesorë minimalë, dhe i shtoi një palë vëthë të vogla kombinimit te saj.

7 muaj pas lindjes së fëmijës së dytë, Cameron Diaz nuk

Bashkëshorti i saj, Benji – i cili njihet si kitaristi kryesor i grupit Good Charlotte – gjithashtu ishte veshur thjesht në një këmishë të zezë me mëngë të shkurtra, ndërsa një kapele e gjelbër ishte vendosur mbi kokën e tij. Çifti u pa duke qëndruar jashtë një restoranti afër një karroce për fëmijë dhe ndau një puthje të ëmbël. Cameron mbante një lodër me ngjyra në dorë, si dhe telefonin e saj celular në tjetrën në vend që të mbante një çantë të rëndë për daljen. Ylli i “Charlie’s Angels” dhe muzikanti u martuan në vitin 2015 gjatë një ceremonie romantike në shtëpinë e saj në Beverly Hills.

7 muaj pas lindjes së fëmijës së dytë, Cameron Diaz nuk

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF