Edi Oga që shpesh ka qenë në rolin e autorit të programeve të ndryshme duket ka pasur rezerva te vjetra ndaj dy drejtuesve te Fiks Fare, Dori dhe Devi, te cilat i shfaqi ne Facebook tani, kur u mesua largimi i tyre nga ky program satiriko-investigativ: “Kolegu dhe unë kemi qenë tepër dashamirës ndaj çdo 'dysheje' moderatorësh të rinj në televizion, madje duke i lejuar të shfrytëzojnë situatat e programeve tona, qoftë edhe duke i nxjerrë nga konteksti. Por kur nuk ndez, nuk ndez.
Autorët e Fiks Fare në TCH kanë menduar që pas disa vitesh 'pushim', për sezonin e ri të vendosin moderatorë në programin e tyre: Xhemin dhe Julin, të cilëve u uroj suksese. Kolegu, Fabi dhe unë do jemi me ju mëngjeseve në 'abc', duke filluar nga 9 Shtatori.”, përfundon postimi i Edit, krahas videos ku djemtë kanë komentuar një moment të Edit gjatë emisionit të mëngjesit, shkëputur nga rubrika ‘Monitorime’.



















