KreuCelebrity

Fillojnë “bastet” për të dashurin e ri të JLo: Befason emri në krye të renditjes!

Fillojnë “bastet” për të dashurin e ri të JLo:

Pas njoftimit të fundit të divorcit mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, filluan të shfaqen spekulime për të dashurin e ardhshëm të artistes.Ndërsa ndarja e çiftit, e cila erdhi vetëm dy vjet nga martesa e tyre, ka habitur fansat, tashmë ka njerëz që pyesin se kush mund të jetë partneri i radhës i këngëtares së njohur. Shtypi amerikan, konkretisht gazetarët e TMZ, filluan të analizojnë mundësitë dhe, së bashku me disa shtëpi bastesh, u hartuan listat e partnerëve të mundshëm për Jennifer Lopez. Dhe disa nga emrat që u shfaqën habitën shumë njerëz. Ndër ata që mund të jenë i dashuri i ardhshëm i Jennifer Lopez-it, shtëpitë e basteve vendosën të parin një emër që ngriti shumë pikëpyetje: Eminem!

Fillojnë “bastet” për të dashurin e ri të JLo:

Në vendin e dytë, basteshkruesit vendosën The Weeknd, një tjetër këngëtar me famë botërore. Dhe pozicionin e tretë në krye të renditjes e zë Alex Rodriguez, ish-i fejuari i artistes. Është një shenjë se bota po mendon se Jennifer Lopez mund t'i kthehet sërish një dashurie të mëparshme.
“Bastexhinjtë” në SHBA nuk menduan vetëm për partneren e ardhshme të Jennifer Lopez, por edhe për të dashurën e radhës që mund të ketë Ben Affleck. Dhe lista e partnereve të dyshuara të ardhshme të aktorit përbëhet nga Jennifer Garner (ish-gruaja e tij), Emily Ratajkowski dhe dy nga motrat Kardashian (Kim dhe Kourtney).

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF