Pas lajmeve te ndarjes se Luana Vjollces nga partneri i saj Krenar Çoçaj, duket se po perflitet per krisje edhe në martesën e Ghetto Geasy dhe Marina Vjollcës. Jane disa lëvizje të vogla qe kanë ngritur dyshimet se mes tyre jo gjithçka është duke shkuar vaj, sipas albeu.com, qe veren se një story e bërë së fundmi nga reperi ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve dhe të mediave rozë. Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre.
“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë ” mbahu” . Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: ” Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë. Kaq ka mjaftuar qe te nisin "kontrollet" e rrjeteve sociale si të Ghettos, po ashtu dhe Marinës, e duket se këtë periudhë asnjë foto çift nuk është postuar nga të dy, madje edhe “ like” e “komentet” mungojnë.
Marina sakaq këto kohë është parë kryesisht në shoqërinë e motrës së saj, Luanës.



















