Aktorja e njohur Angelina Jolie do të marrë çmimin TIFF Tribute Award në Festivalin e Filmit në Toronto. Çmimi, krijuar nga Anne-Marie Canning, njeh individët që ndërthurin ndikimin social me artin e kinemasë.
“Angelina Jolie është një talent me shumë aspekte që jo vetëm argëton audiencën, por përdor ndikimin e saj për të çuar përpara çështje të rëndësishme sociale”, tha CEO i TIFF, Cameron Bailey.
“Ne jemi të nderuar t’i dhurojmë asaj këtë çmim, duke vlerësuar kontributin e saj në kinema dhe përkushtimin e saj ndaj ndryshimeve shoqërore”.
Filmi i saj i ri “Without Blood” do të ketë premierën në të njëjtën ditë me nderimin i cili do të zhvillohet nga 5 deri më 15 shtator.
Kujtojmë që marrësit e mëparshëm të këtij çmimi përfshijnë Pedro Almodovar dhe Mira Nair dhe Alanis Obomsaëin.



















