Moderatorja nga Kosova, Rida Gërdovci ka rrëfyer raportin e saj me Marina Vjollcën, e cila është kunata e saj. Pas një periudhe të gjatë mungese, Rida, e cila eshte në lidhje me vëllain e Ghetto Geasyt, ishte e ftuar në emisionin ‘N’mal a n’det’ në ATV, ku beri disa rrefime edhe per jeten private, teksa nuk munguan as pyetjet se cili është raporti mes saj dhe Marinës.
"Ndonjëherë zihemi në telefon por kjo është shaka, tani ka ardhur edhe një gëzim në jetë që është Marget, dhe raportet i kemi shumë të mira. Ndonjëherë më jep ide për emisionet, ndonjëherë më ndjek", tha Rida.
Nderkohe, u aludua se fundi ne rrjet per nje dnarje apo krisje në marrëdhënien e Marines dhe Getoarit, e shkak per kete u bë një postim që reperi kishte ndarë në rrjete sociale dhe që e fshiu sa hapë e mbyll sytë! Megjithate, me vone ai ndau një video në llogarinë personale të Instagram-it, teksa shfaqej tepër i lumtur krahë familjes së tij të vogël dhe të bukur, ku ka lënë të nënkuptohej se mes tyre gjërat janë për bukuri…



















