KreuCelebrity

A po planifikon Benny Blanco t'i propozojë Selena Gomez?

A po planifikon Benny Blanco t'i propozojë Selena Gomez?

Në një intervistë të fundit me Howard Stern, kompozitori i vlerësuar me çmime, producent diskografik dhe i njohur më së shumti si i dashuri i Selena Gomez, Benny Blanco, ka folur për lidhjen e tij. Në fillim të këtij muaji, ishin të shumta lajmet se dyshja, të cilët ishin në lidhje për gati një vit, po shkojnë drejt altarit.

Ndërsa as Blanco dhe as Selena Gomez nuk i kanë konfirmuar raportet, fansat pyesin veten nëse dasma e tyre është në horizont. Gjatë një interviste me Howard Stern, Benny Blanco zbuloi se martesa është në planet e çiftit.

Një burim për “Us Weekly” tha se Selena mendon se Benny është i duhuri, pasi ai e bën të ndihet e sigurt dhe e lumtur. “Ata të dy mendojnë se kanë gjetur personin me të cilin secili do të jetë përgjithmonë”. Burimi shtoi se të dy ata e kanë diskutuar martesën dhe nisjen e një familjeje.

A po planifikon Benny Blanco t'i propozojë Selena Gomez?

“Ata kanë folur për martesën, për të pasur fëmijë dhe janë në të njëjtën mendje”, u shpreh ai, ndërsa zbuloi se Selena, e cila jeton në Kaliforni, po mendon të zhvendoset në New York, pranë producentit.

Javën e kaluar, Blanco foli për ËSJ dhe zbuloi se ai gradualisht ra në dashuri me Selena-n. Artisti shtoi se ata kanë qenë miq prej një dekade. “Është çmenduri se si partneri yt mund të jetë para syve të tu për një kohë shumë të gjatë dhe ti as nuk e vë re”, tha Benny dhe vijoi, “ Kam rënë në dashuri’”.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF