KreuCelebrity

Agjëroi për më shumë se 40 ditë, aktori i njohur amerikan humbi 27 kilogramë!

 

Agjëroi për më shumë se 40 ditë, aktori i njohur

Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Kevin James rrëfeu se kishte agjëruar më shumë se 40 ditë, dhe kjo ka bërë që të humbiste plot 27 kilogramë. Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm, sepse i është dashur të humbasë peshë edhe për një rol në një film ku duhej të interpretonte një prift.

Agjëroi për më shumë se 40 ditë, aktori i njohur

James kishte parë me kënaqësi sesi kishte rënë në 100 kilogramë; problem është se pas përfundimit të xhirimeve dhe rikthimit në të ushqyerin e tij normal, edhe peshorja e vet kishte treguar sërish 127 kilogramë. Aktorit amerikanit iu tha se duhej të xhironte edhe disa skena shtesë, dhe kështu e kuptoi se duhej të humbte përsëri peshë. “Unë mund të humbas peshë shumë shpejt, mund të agjëroj dhe ta humbas”, tha ai. “Seriozisht, mund ta humbas shpejt… Mund ta bëj brenda një muaji. Më pak se një muaj”, tha ai.

James shpjegoi madje se si dikur filloi një periudhë të gjatë agjërimi, i motivuar pjesërisht nga dëshira për të humbur peshë, por edhe për arsye fetare, duke treguar se ai kaloi “41 ditë e gjysmë” pa ushqim, duke konsumuar vetëm “ujë dhe pak kripë” për të rimbushur elektrolitet e tij. “Fillova agjërimin, nuk e mendoja se do të agjëroja 40 ditë, thjesht thashë me vete  ‘do të bëj çfarë të mundem’ … U ndjeva shumë mirë për një kohë, por kishte momente kur ndihesha si i mjerë”, deklaroi James. “Kam humbur, mendoj, rreth 27 kilogramë”, vazhdoi ai. “Nuk jam ushqyer as me vitamina, organizmi im u pastrua tërësisht”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF