KreuCelebrity

Aktori amerikan që nuk pranon të puthë koleget në xhirime: Buzët i kam vetëm për gruan time!

Aktori amerikan që nuk pranon të puthë koleget në xhirime:

Aktori Neal McDonough ka bërë bujë me faktin që refuzon të marrë pjesë në ndonjë skenë intime në punën e tij të aktrimit, e refuzon madje edhe të puthë koleget. Shumë yje kanë rregulla dhe skena të caktuara që nuk duan t’i xhirojnë ose klauzola në kontratat e tyre me të cilat nuk do të bien dakord.

Aktori amerikan që nuk pranon të puthë koleget në xhirime:

Aktori amerikan thekson se ai refuzon skenat e puthjeve për shkak të bindjeve të tij fetare. “Unë jam shumë fetar. Unë e vendos Zotin dhe familjen në radhë të parë dhe veten time në vend të dytë. Kjo është ajo nga e cila unë udhëhiqem në jetë”, shprehet ai.

Aktori amerikan që nuk pranon të puthë koleget në xhirime:

Artisti thotë se është shumë i lumtur me gruan e tij Ruve Mcdonough dhe me të gjithë familjen. “Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër sepse këto buzë janë vetëm për një grua”, tha ai. Aktori shkon deri aty sa edhe puthjen e një gruaje tjeër edhe pse në film, ta konsiderojë tradhti. Refuzimi për të filmuar skena intime është bërë në fakt një pengesë për karrierën e tij. Duke folur për Closer Ëeekly, McDonough kujtoi se ishte shkarkuar nga Scoundrels të ABC për shkak të qëndrimit të tij. “Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua. Pas kësaj nuk munda të gjeja punë sepse të gjithë mendonin se isha një fanatik fetar”, tha ai. McDonough dhe gruaja e tij u takuan për herë të parë në xhirimet e “Band of Brothers” dhe për të ishte dashuri me shikim të parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF